Gazetari Armir Shkurti është shprehur se deputetët e opozitës duhet të shkojnë te Ambasada e SHBA-së dhe të kërkojnë ndihmë për të kundërshtuar ligjin për barazinë gjinore.
Komentet Shkurti i bëri në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se ligji për barazinë gjinore është kundër agjendës së SHBA-së dhe të Presidentit Donald Trump.
Ai shtoi se kjo punë duhet bërë përpara se ligji të shkojë për dekretim te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
“PD dhe opozita duhet të kishte thirrur njerëzit që t’i bashkoheshin atyre qytetarëve që kishin ardhur aty. Nuk është vonë sot që Grupi Parlamentar i opozitës dhe kushdo që ta ndjejë të shkojnë në Ambasadën Amerikane dhe t’i kërkojnë ndihmë Ambasadës së SHBA-ve, për një ligj që është kundër frymës së aleatit tonë kryesor, SHBA-ve dhe agjendës së Presidentit Trump. Mendoj që është një detyrë që sa nuk është vonë, para se të shkojë te Presidenti i Republikës, ta bëjë opozita”, tha mes të tjerash Shkurti. (A2 Televizion)