Besfort Lamallari, në fjalimin e parë të tij si ministër i Drejtësisë, ka deklaruar se marrja e angazhimeve kundrejt integrimit në Bashkimin Europian, do të jenë detyrat kryesore të tij si Ministër i Drejtësisë.
Gjithashtu, tregoi edhe dy prioritetet e tij, shkruan A2.
“Miratimi i paketës ligjore që lidhet me standardet e Reformës në Drejtësi dhe angazhimet që kemi marrë përballë BE, për mbylljen me sukses të Kodit Penal dhe Kodit Civil, mbylljen me sukses të procedurave dhe kjo do t’i shërbejë standardeve më të mira për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, por edhe të një sistemi drejtësie më efecient dhe llogaridhënës”, deklaroi Lamallari.
“Gjithashtu, një element i rëndësishëm është digjitalizimi i sistemit të integruar në të gjitha prokuroritë dhe gjykatat, në mënyrë që të kemi një sistem më transparent dhe angazhimeve që kemi marrë drejt Komisionit Europian, për shtetin e së drejtës”, shtoi ministri i ri.
(A2 Televizion)