“Të fusim Inteligjencën Artificiale në spitale”, Rama: Ja dy shtyllat e rëndësishme ku do mbështetemi

Nga A2 CNN
20 Shtator 2025, 11:16 | Politikë

“Të fusim Inteligjencën Artificiale në spitale”,

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka për qëllim implementimin e Inteligjencës Artificiale edhe në shëndetësi.

Kreu i qeverisë, në prezatimin e ministres së Shëndetësisë, bëri me dije se do të lidhet partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e Inteligjencës Artificiale në shërbim të shëndetësisë, shkruan A2.

“Janë dy shtylla të rëndësishme ku do mbështetemi, krijimi dhe zgjerimi i aleancave dhe nga ana tjetër futja e AI në sistemin shëndetesor. Kemi hapur një trase dhe kemi firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europane, qoftë për administrimin e QSUT dhe universitetin. Kemi nisur bashkëpunimin për Spitalin Onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier”, deklaroi Rama.

“Duam të shkojmë më tutje edhe me ndërtimin e një spitali ekselence që të ofrojë shërbime, si pikë referimi e turizmit shëndetësor dhe të përballojë kërkesa sidomos gjatë sezonit veror dhe nga ana tjetër jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë", shtoi Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos