Rama: Nuk kemi ndërhyrë në asnjë çështje të drejtësisë

Nga A2 CNN
20 Shtator 2025, 11:53 | Politikë

Rama: Nuk kemi ndërhyrë në asnjë çështje të

“Është fakt që ne nuk kemi ndërhyrë në asnjë rast, në përmbajtjen e një çështjeje me të cilën është marrë drejtësia. Dhe nuk do ta bëjmë as sot dhe as nesër. Aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit”.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në prezantimin e ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, shkruan A2.

Sipas kreut të qeverisë, “ky është një mision i madh kombëtar që do të bëjë në fund fare diferencën: a do të jetë Shqipëria me një drejtësi të pavarur si çdo vend i BE, të garantuar një herë e mirë, apo do të kthehet pas dhe të vërë në dyshim integrimin Europian”.

“Kjo bëhet për të ardhmen tonë. Sepse largimi i duarve i pushtetit ekzekutiv nga çdo proces gjykimi, përzgjedhjeje apo promovimi prokurorësh dhe gjykatësish, është një garanci për të ardhmen e vendit tonë”, theksoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos