Luan Baçi ngre akuza të rënda: Punonjës të Albpetrolit shkuan në Greqi për të marrë zarfet e diasporës

Nga A2 CNN
9 Shtator 2025, 17:52 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka hedhur akuza të rënda lidhur me procesin e shpërndarjes së fletëve të votimit dhe administrimin e zarfeve të diasporës në zgjedhjet e 11 majit teksa ishte i ftuar në Ditarin e A2 CNN, të drejtuar nga Pandi Gjata.

Ai tha se Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, po shmang firmosjen për pagesën ndaj kompanisë ndërkombëtare DHL, e cila u kontraktua për shpërndarjen e materialeve zgjedhore.

“Celibashi e certifikoi procesin, por sot refuzon të firmosë pagesën. Kjo do të thotë se problematikat janë reale. DHL nuk e ka kryer detyrën e saj siç duhet. Kam informacion se kjo kompani ka përdorur edhe persona privatë për të transportuar zarfe nga Greqia në Shqipëri. Madje, disa punonjës të Albpetrolit kanë shkuar vetë në Greqi për të marrë zarfet”, deklaroi Baçi.

Sipas tij, fakti që Celibashi heziton të miratojë pagesën është një pranim indirekt i mangësive në proces, duke ngritur dyshime mbi seriozitetin e kontratës me kompaninë ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos