Përveç dosjes McGonigal, Berisha: FBI të hetojë, Rama i përfshirë edhe në një tjetër aferë me kinezët

Nga Anesti Barjamemaj
9 Shtator 2025, 15:14 | Politikë

Përpos dosjes McGonigal, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama për përfshirje në një tjetër aferë, atë me ndikim kinez. Ai pretendon se përmes ish-agjentit të FBI-së janë transmetuar të dhëna sensitive drejt shërbimeve kineze, me përfshirjen e emrave si Hunter Biden dhe Dorian Duçka.

Berisha thotë se kreu i SPAK, Altin Dumani, po mban të bllokuar hetimet për këtë dosje të dorëzuar nga opozita, teksa fton drejtësinë amerikane te ndihmoje ne hetim.

Sali Berisha e konsideroi sot Edi Ramën si cenues të sigurisë kombëtare të Shteteve të bashkuara të Amerikës. Në daljen e tij në media kreu demokrat tha se kryeministri është i përfshirë edhe në dimensionin kinez të çështjes së ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Sipas tij afera me Kinën cenon marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit, duke nxjerrë përsëri në pah ish-këshilltarin e kryeministrit Dorian Duçka.

Fakte shkatërrimtare për Edi Ramën edhe në dimensionin kinez të kësaj loje. Kur them dimensioni kinez, them se zbulimet kineze, nëpërmjet atij që e quanin ‘Një Sy’, që ishte agjenti i tyre McGonigal, arritën të marrin të dhënat më sensitive të ndjekjes së drejtuesve kryesorë të kompanisë, konglomeratit energjetik të Kinës, Patrick Ho dhe Jang Xemin. I pari kryetar i fondacionit të kësaj korporate, i dyti kryetar i korporatës. Ajo që është, por që kjo është problem që merren SHBA, është fakti se kjo korporatë paguante shuma të mëdha te Hunter Biden dhe i paguante një rrogë mujore 50 mijë dollarë agjentit të vet, Dorian Duçka.” 

Për shkak të atij që Berisha e cilësoi kërcënim serioz për sigurinë dhe integritetin e institucioneve në Shqipëri dhe SHBA bëri thirrje për hetime të thelluara ndërkombëtare për të zbardhur këtë çështje.

Unë jam këtu sot për t’i bërë thirrje FBI-së, Ministrisë së Drejtësisë të SHBA, Kongresit dhe Senatit të ndihmojnë shqiptarët në hetimin e këtij superskandali, pasi Altin Troplini, ky mercenar i Edi Ramës, mban prej tre vitesh në sirtar dosjen e dorëzuar nga opozita.

Edhe një herë Berisha akuzoi drejtpërdrejt kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, duke deklaruar se ai po bllokon hetimet mbi këtë dosje, e cila, sipas tij, përmban prova të rënda që komprometojnë kupolën e qeverisë shqiptare.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos