Marrëveshja me SHBA në Kushtetuese, Nufi: Siguria kombëtare nuk duhet të ketë kah politik

Nga A2 CNN
30 Korrik 2026, 11:00 | Politikë

Marrëveshja me SHBA në Kushtetuese, Nufi: Siguria kombëtare nuk

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e cilësoi të papranueshëm vendimin e Partisë Demokratike për të dërguar në Kushtetuese marrëveshjen e Shqipërisë me SHBA për blerjen e pajisjeve ushtarake.

Nufi tha se nuk duhet të ketë kah politik kur flitet për çështje të sigurisë kombëtare: “Qëndrimet e PD janë të papranueshme në raport me këtë marrëveshje. Siguria kombëtare nuk është çështje debati politik. Ky nuk është sinjal i mirë, të atakohet një marrëveshje që financon mbrojtjen është e papranueshme. Nuk duhet të këtë krah politik, mesazhi që çojmë është shumë i gabuar. Raporti jonë me SHBA, tregon se Shqipëria është aleat i besueshëm”.

Ministri shtoi “nuk është në shkelje të Kushtetutës mënyra si është diskutuar”, shkruan A2.

“Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë dhe Sigurisë kanë pasur mundësi ta lexojnë në Kuvend. I është dhënë koha e mjaftueshme pas miratimit të procedurës së përshpejtuar që të shqyrtohej, të lexohej dhe ajo marrëveshje që është lexuar atë ditë, do ishte e njëjta edhe po të kishte kaluar ai afati që pretendon PD. Marrëveshja monitorohet rreptësisht nga SHBA”, tha Nufi.  

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos