“Marrim mbi 78 mandate”, Mazniku tregon projeksionin e PS për Elbasanin dhe gjithë Shqipërinë

Nga A2 CNN
2 Maj 2025, 22:14 | Politikë

“Marrim mbi 78 mandate”, Mazniku tregon projeksionin e PS për

Në emisionin “Çdo kënd” nga Merita Haklaj, në A2 CNN, drejtuesi politik i PS në Elbasan, Arbjan Mazniku, bëri një projeksion të mandatave që do të marrin në këtë qark dhe në të gjithë Shqipërinë.

I vendosur përballë faktit se gati e morën mandatin e 9-të në zgjedhjet e shkuara përballë PD-së, Mazniku tha se në zgjedhjet e 11 majit, PS do t’i ketë të sigurt 9 deputetë në qarkun e Elbasanit.

“Partia Socialiste në Elbasan do të marrë më shumë se 9 mandate. Do marri 9 mandate, por ndoshta më shumë. Kësaj radhe PS do të marrë 9 mandate”, tha Mazniku në “Çdo kënd” nga Merita Haklaj, në A2 CNN..

Sa i përket ligjvënësve që PS synon të fitojë në rang vendi, Mazniku u shpreh se PS do të marrë mbi 78 mandate.

“PS në rang kombëtar do të marri më shumë se 78 mandate. Unë mund t’ju them se marrim më shumë. Shumica e cilësuar është 84 dhe është më shumë s 78, pra është te grupi i numrave që unë dhashë. Por, PS do të marrë më shumë se 78 mandate”, deklaroi Mazniku në “Çdo kënd” nga Merita Haklaj, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos