Paraqitet në SPAK deputeti demokrat Bledion Nallbati

Nga A2 CNN
27 Tetor 2025, 09:02 | Politikë

Paraqitet në SPAK deputeti demokrat Bledion Nallbati

Bledion Nallbati, deputet i Partisë Demokratike, është paraqitur në SPAK paraditen e së hënës.

Pas më shumë se 60 minutash ligjvënësi opozitar la ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Për mediat, Nallbati zbuloi se ka dhënë një deklaratë si person në dijeni për konfliktin fizik me shoferin e një kamioni, ku ai dhe vëllai i tij Altin Nallbati, u përfshinë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Nallbati tha se ky konflikt ishte stisur nga kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili ishte drejtues i Partisë Socialiste për qarkun e Korçës asokohe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos