Kuvendi do të mblidhet këtë të hënë për seancën e radhës plenare të legjislaturës së re.
Seanca do të nisë në orën 13:00, ndërsa në rend dite do të jetë miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, ku u votua përbërja e 11 Komisioneve Parlamentare. Në sallë pritet të jenë edhe Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, të cilët u përjashtuan për 10 ditë nga seancat për shkak të kaosit të krijuar më 18 shtator.
Ndërkohë në orën 10:00 mbledhja e Konferencës së Kryetarëve do të nisë rreth orës 10:00, ku do të diskutohet kalendari dhe rendi i punës në Kuvend.
Sakaq, duke nisur nga nesër, Komisionet Parlamentare do të nisin punën.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 24.9.2025.
2. Njoftime.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Kujtojmë se në 24 shtator, opozita dhe mazhoranca miratuan me 94 vota pro kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare. (A2 Televizion)