Nis puna për ndërtimin e stadiumit të Kamzës, Rama: Me standarde të FIFA

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 07:48 | Politikë

Nis puna për ndërtimin e stadiumit të Kamzës, Rama: Me

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga kantieri për ndërtimin e stadiumit të ri në Kamzë, i cili tashmë ka nisur punën.

Sipas kreut të qeverisë, ky stadium i ri do të jetë totalisht sipas standardeve të FIFA

“Me këto pamje nga puna për stadiumin që po ndërtohet në Kamzë, Valias, sipas standardeve IFAB/FIFA, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, me një fushë sportive prej 8,030 m², dhe 3,000 ndenjëse për tifozët dhe publikun që do të ndjekin ndeshjet e futbollit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos