Mbyllet seanca në Kuvend, socialistët: Abuzuat me fjalën. Bardhi-Peleshit: Nëse nuk e mban dot presionin, ik nga karrigia dhe lër Ballën

Nga Ervin Koçi
9 Tetor 2025, 12:06 | Politikë

Mbyllet seanca në Kuvend, socialistët: Abuzuat me fjalën.

Përfundon seanca, dhe me propozim të grupit të PS kaloi direkt në proces votimi. Sipas socialistëve, demokratët abuzuan duke kërkuar fjalën për procedurë dhe kërkuan miratimin e katër projekt-rezolutave për katër institucionet e pavarura që do të duhet të raportonin sot në seancë: ERE, ERRU, AKEP dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, shkruan A2 CNN.

Vendimi i socialistëve u kundërshtua nga opozita, e cila kërkon vijimin e debatit parlamentar. “Të kërcënoi Taulanti dhe kalove në votim? Nëse nuk e mban dot presionin, ik nga karrigia dhe lëre Taulantin”, ishte reagimi i Gazment Bardhit ndaj Niko Peleshit gjatë procesit të votimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos