Meloni e uroj për fitoren në zgjedhje, Rama i shpreh mirënjohjen: Faleminderit motër, privilegj të bashkëpunoj me ty

Nga A2 CNN
13 Maj 2025, 19:34 | Politikë

Meloni e uroj për fitoren në zgjedhje, Rama i shpreh mirënjohjen:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas urimit që mori nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, pas fitores në zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Rama falënderon Melonin (të cilën e cilëson si motër) për urimin dhe thotë se është privilegj të punojë me një lidere si ajo.

Ai shkruan gjithashtu se është nder të shërbesh për një marrëdhënie jashtëzakonisht të afërt dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Faleminderit motër. Është nder të shërbesh për një marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe është privilegj të bashkëpunosh me një lider si ti, që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë”, tha kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, Meloni në mesazhin e saj të urimit në Instagram shkroi më herët:

“Dëshiroj t'i shpreh urimet e mia të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për riemërimin e tij në krye të qeverisë shqiptare. Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe dëshirës së përbashkët për të adresuar sfidat globale me zgjidhje inovative.

Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektivat e përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos