Zgjedhjet e 11 majit, Presidenti Begaj takon kreun e OSBE-ODIHR

Nga A2 CNN
6 Maj 2025, 11:35 | Politikë

Zgjedhjet e 11 majit, Presidenti Begaj takon kreun e OSBE-ODIHR

Presidenti Bajram Begaj priti ambasadorin Lamberto Zannier, kryesues i misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet.

Biseda u fokusua në procesin zgjedhor të 11 majit, ndërsa u theksua rëndësia e zhvillimit të një procesi të drejtë, të lirë e të ndershëm, shkruan A2.

Presidenti i Republikës u njoh me gjetjet e deritanishme të OSBE-ODIHR-it, ndërsa përgëzoi këtë mision që ka përfshirë në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri edhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Gjatë bisedës më ambasadorin Zannier, Kreu i Shtetit vlerësoi përfshirjen për herë të parë në histori të Diasporës në votime, duke mundësuar shprehjen e vullnetit të lirë nëpërmjet votës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos