Nga do ta nisë opozita aksionin? Xhaferri zbulon në takimin në ambasadën e SHBA: Pranuan që jemi në autokraci

Nga A2 CNN
9 Shtator 2025, 20:47 | Politikë

Nga do ta nisë opozita aksionin? Xhaferri zbulon në takimin në

Deputeti i zgjedhur demokrat Besart Xhaferri ishte i ftuar në emisionin “Off the Record” ku tregoi me detaje disa nga pikat e strategjisë që opozita e krijuar nga zgjedhjet e 11 majit do të ndjekë me nisjen e jetës parlamentare më 12 shtator.

Teksa sulmoi kryeministrin Rama për situatën në vend, Xhaferri shtoi se opozita gjithashtu do të rrisë presionin si nga faktorët e brendshëm ashtu edhe nga ai i jashtëm.

“Në strategjinë makro që opozita duhet të bëjë është reformimi i situatës, kushtetutës, shtetit. Ndodhemi për fajet tona që i dhamë parlamentin në 2019 dhe e çoi më tej autokracinë. Prej 2019 nuk jemi një republikë parlamentare, por kryeministrore. Parlamenti që duhet të ndalonte ekzekutivin nuk është prej 2019. Ne duhet të mobilizojmë një opozitë ndryshe, të bashkuar. Duhet një reformë elektorale, territoriale...Nuk do të ketë më dy tre grupe parlamentare. Do të bëjë komisionet, kërkesën për reformë. Këtë herë do të kthehet normaliteti në radhët e parlamentit, jashtë tij do të jenë aksionet opozitare që do të ndikohet nga spontaniteti dhe skandalet që do të kërkojnë reagim më serioz. PD mund të kërkojë interpelancë, reforma dhe në kushtet e sotme një autokrat nuk t’i japë. Ne duhet të rrisim presionin si nga faktori i brendshëm dhe nga ai i jashtëm”, tha Xhaferri.

Deputeti demokrat zbuloi detaje dhe nga takimi me përfaqësuesit e ambasadës së SHBA, për të cilët tha se nën rreshta e pranuan se Shqipëria tashmë është një autokraci.

“SHBA na pyeti se çfarë pritshmërie kemi nga jeta parlamentare dhe unë i thashë nuk ka. Sot Rama është dhe kryetar bashkie i gjithë Shqipëri. Iu thashë se është e nevojshme reforma territoriale, lista të hapura. Nuk folëm për lidershipin e opozitës. Partnerët e SHBA edhe pse nuk e pranonin në fjalë e pranuan në rreshta se Shqipëria është një autokraci”, deklaroi Xhaferri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos