Dashamir Shehi ishte i ftuar në Off the Record në A2 CNN ku foli në lidhje me jetën politike që pritet të startojë furishëm në ditët në vijim ku priten emrat e kabinetit të ri qeveritar dhe fillimin e sesionit parlamentar.
Shehi u shpreh se nuk ka asnjë kuriozitet për emrat e qeverisë së re, pasi sipas tij ajo drejtohet vetëm nga Rama, teksa shtoi se pret shumë nga opozita dhe elementët e rinj që kanë hyrë në parlament.
“Pres që kjo legjislaturë të rregullojë ca punë. Parlamenti duhet të bëjë detyrat e tij. Uroj që këta që kanë hyrë ta marrin seriozisht këtë punë, që mos e quajnë si objektiv provizor por si një angazhim. Ata që i kanë zgjedhur presin që çfarë do të bëhet me Shqipërinë që nuk janë pak probleme. Parlamenti duhet të bëjë dhe reformat politike pasi situata është agravuar jemi një formë limbo. Asnjëherë nuk identifikohet kur është problemi real. Opozita të shtyjë qeverinë që të bëjë reformat. Qeveria është e zgjedhur. Kryeministri është qeveria në Shqipëri. Unë nuk besoj se do të ketë ndonjë kuriozitet. Do të jetë më autoritar, pasi këta i ka zgjedhur vetë. Unë kam shpresë te opozita, te të rinjtë që kanë hyrë”, tha Shehi në A2 CNN. (A2 Televizion)