“Ngjarje historike”, Rama: Tirana mirëpret Forumin e Investimeve BE-Ballkan Perëndimor

Nga A2 CNN
10 Tetor 2025, 08:18 | Politikë

“Ngjarje historike”, Rama: Tirana mirëpret Forumin e

Tirana do të mirëpresë më 13 dhe 14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor).

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në Facebook, e quajti këtë një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota, shkruan A2.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë që Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota, një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos