
Për 2 komisionet hetimore demokratët nuk kanë arritur të marrin dakordësinë e socialistëve, për Mcgonigal dhe zgjedhjet e 11 majit.
Burime për A2 CNN: Mazhoranca ka kërkuar që të ketë argumente shtesë, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret në seancën plenare të 30 tetorit, shkruan A2 CNN.
Ndërsa për mocionin me debat për Onkologjikun, socialistët kanë propozuar që ta bëjnë interpelancë duke lënë një afat 30 ditor. (A2 Televizion)