“Partitë e reja nuk kanë çfarë ofrojnë”, gazetari: PD e vetmja siguresë që po lufton autokracinë e Ramës

Nga A2 CNN
22 Tetor 2025, 21:06 | Politikë

“Partitë e reja nuk kanë çfarë ofrojnë”,

Për gazetarin Reldar Dedaj, Partia Demokratike është e vetmja forcë që mund të sjellë rotacion të pushtetit në Shqipëri.

Në Off the Record, Dedaj shtoi se partitë e tjera të reja opozitare nuk mund të ofrojnë gjë po nuk u bashkuan.

“Integrimi nuk është meritë e Ramës po e konjukturës gjeopolitike. Duke ndjekur lidershipin e Berishës shoh që të dy nuk kanë interes ta ndryshojnë Kodin. Ky është më i favorshmi për PD. Unë e cilësoj gabim të madh që Alibeaj nuk iu bashkua PD që në fillim, duhet të ishte deputet. E zgjodhën demokratët Berishën, 550 mijë vota. Kjo do të thotë që je parti e madhe. Të votohet Berisha me 550 mijë vota ka marrë fund ky debat. Çdo parti tjetër nuk e kanë këtë tagër për të marrë vota. Nuk ofrojnë më gjë. E vetmja që prodhon alternativë është PD. Duke qenë parti pushteti në kohë”, tha Dedaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos