Reth një orë pas përfundimit të mbledhjes me deputetët dhe drejtuesit vendor në Bashkinë e Fierit, ku ashtu si në Vlorë kërkoi dorëheqjen e të gjithë gjithë drejtorëve lokalë e rajonalë, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Durrës.
Shefi i qeverisë është pritur në hyrje të bashkisë nga drejtuesja e institucionit Emiriana Sako.
Vizita në Durrës ishte paralajmëruar më herët gjatë ditës në një video-mesazh nga kreu i ekzekutivit dhe pritet që takimi të fokusohet tek iniciativa kombëtare për lirimin e hapësirave publike. (A2 Televizion)