PD bllokon foltoren, PS vijon me agjendën parlamentare për “hallet” e qytetarëve

Nga A2 CNN
28 Tetor 2024, 17:10 | Politikë

PD bllokon foltoren, PS vijon me agjendën parlamentare për

Kuvendi nisi punimet në seancë plenare, ndërsa nga opozita, bazuar në vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së, janë të pranishëm vetëm deputetët që nuk janë përjashtuar.

Deputetët e opozitës hynë pa incidente në seancën që po drejtohet nga nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi, shkruan A2 CNN.

Që në momentet e para ata u vendosën te foltorja e Kuvendit duke e bllokuar, ndërsa mbajnë pankarta në anglisht në duar dhe nisën t'i bien tavolinave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos