PD humb një mandat në Tiranë, ja kujt partie i kalon

Nga A2 CNN
13 Maj 2025, 19:58 | Politikë

PD humb një mandat në Tiranë, ja kujt partie i kalon

Partia Demokratika ka humbur një mandat në Tiranë, teksa po numërohen edhe votat e fundit të mbetura për subjektet politike.

Sipas burimeve nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ky mandat deputeti i ka kaluar Partisë Mundësia, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë mbetet për t’u parë deri në fund të numërimit se kush do ta gëzojë këtë mandat, pasi është hera e dytë që ky mandat kalon nga njëra forcë politike te tjetra.

Gara për këtë mandat deputeti është tejet e ngushtë në kryeqytet, dhe aktualisht Partia Demokratike zbret në 13 mandate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos