Ka përfunduar numërimi i votave në njësinë numër 9 në kryeqytet.
Sipas të dhënave të siguruara nga A2 CNN, rezulton se në këtë njësi ka fituar Partia Socialiste.
Ndërkohë pas përfundimit të numërimit të votave, kandidatët dhe mbështetësit e PS-së shfaqen duke festuar fitoren. Mes tyre ishte e pranishme edhe ministrja Ogerta Manastirliu.
Kujtojmë se Partia Socialiste ka fituar 19 mandate në Tiranë, Partia Demokratike 13 mandate, ndërsa mandatet e tjera janë ndarë mes subjekteve më të vogla politike. (A2 Televizion)