Demokrati e thotë hapur: PD nuk po reagon mjaftueshëm siç duhet

Nga A2 CNN
14 Korrik 2025, 17:44 | Politikë

Zyrtari i Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha kërkon një reagim më të fortë të opozitës në lidhje me situatën që tashmë është krijuar pas zgjedhjeve të 11 majit, që prodhoi një mazhorancë të fuqishme të PS dhe kryeministrit Rama.

Në studion e A2, Hoxha u shpreh se qytetarët sot janë të pambrojtur dhe për këtë arsye i kanë sytë nga opozita e cila duhet të prodhojë ngjarje apo protesta për të kthyer vëmendjen e ndërkombëtarëve në lidhje me atë që po ndodh në vendin tonë.

“Qëndrimi i PD është i pamjaftueshëm. Nuk ka çfarë provash shtesë të gjesh për zgjedhjet e 11 majit. Sa herë ka pasur zgjedhje ka pasur dhe krim zgjedhor. Njerëzit kanë nevojë të mbrohen, kush do t’i mbrojë nga padrejtësitë. Opozita të prodhojë ngjarje që të kthejë vëmendjen e botës këtu. Është e pamjaftueshme ajo që po bën Berisha.

Duhen aksione të ndryshme, protesta që të kthehet vëmendja. Një bashkim i madh qytetar jashtë spektrik partiak me të gjithë grupet e interesit, të dalin bashkë me biznesin, të dalin ta bllokojnë këtë kryeministër. Vetëm PD ka tagrin për ta iniciuar. Duhet një reagim emergjent. Jemi në një republikë ku nuk funksionon asgjë”, tha Hoxha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos