Pak orë pas largimit nga detyra të administratorëve dhe drejtorëve kryesorë, bashkia e Shkodrës nuk ka humbur kohë dhe ka shpallur vakancën për vendet tashmë bosh që duhet të plotësohen sa më shpejt të jetë e mundur për të mos krijuar ngërçe në punët e qytetit, por edhe rrethinave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, bashkiaku Benet Beci iu bën thirrje të gjithë profesionistëve që duan të bëhet pjesë e administratës lokale të aplikojnë përmes një procedure shumë të thjeshtë online.
“Bashkia Shkodër fton të gjithë profesionistët të bëhen pjesë e administratës vendore. Të gjithë ata që besojnë se mund të japin kontributin e tyre për të ndërtuar së bashku qytetin tonë, njësitë administrative dhe të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, janë të ftuar të bëhen pjesë e një procedure të thjeshtë dhe të shpejtë:
???? Dërgoni një email me CV-në tuaj në adresën [email protected]
Ose, mund të aplikoni për një pozicion konkret, në vendet vakante që janë të hapura për të gjithë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër: ëëë.bashkiashkoder.gov.al
Sot, dyert e Bashkisë Shkodër janë të hapura për të gjithë për arkitektë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, zjarrfikës apo efektivë të Policisë Bashkiake.
“Bashkia e hapur për profesionistët dhe për të gjithë ata që e duan Shkodrën”, shkruhet mes të tjerash në njoftim. (A2 Televizion)