20 vjet në UNESCO, Rama: Gjirokastra, pasuri botërore dhe përjetësisht pasuri e shpirtit

Nga A2 CNN
15 Korrik 2025, 09:55 | Politikë

20 vjet në UNESCO, Rama: Gjirokastra, pasuri botërore dhe

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Gjirokastra, e cila sot shënon 20-vjetorin e përfshirjes në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, shkruan A2.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan: “MIRËMËNGJES dhe nga Gjirokastra që kremton 20-vjetorin si pasuri Botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit, ju uroj ditë të mbarë”.

Gjirokastra është përfshirë në listën e UNESCO-s në vitin 2005 për vlerat e saj unike arkitektonike, historike dhe kulturore, duke u bërë një nga qytetet më të rëndësishme për trashëgiminë kulturore në Shqipëri.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos