Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Nga Fjorela Beleshi
12 Korrik 2025, 14:06 | Politikë

Pasi Kryeministri Rama nga Elbasani kërkoi shkrirjen e AKU, Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj njoftoi se ka urdhëruar pezullimin e aktiviteteve të AKU-së. Në një deklaratë për mediat Denaj tha se ky vendim vjen pas ankesave të rritura nga subjektet tregtare të lidhura me ushqimin. Ndërsa inspektorët e rinj do të testohen me shkrim dhe me goje nga një komision prej 5 anëtarësh.

Dhjetw ditë pasi Kryeministri Rama kërkoi nga Cërriku që të pezullohet Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj e bëri fakt të kryer. Këtë vendim e justifikoi me ankesat e mbërritura në dikasterin që drejton për sigurinë ushqimore.

Denaj bëri publike edhe mekanizmin, që sipas saj do ta kthejë AKU në një autoritet me standarde. Një komision i ngritur do të kalojë në sitë inspektorët e këtij autoriteti.

Për ta kthyer këtë autoritet në funksion të interesit të qytetarëve, qeveria i ka shpresat tek aplikantët e rinj, te studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Ministrja e Bujqësisë AnilaDenaj nuk dha asnjë sqarim se si do të garantohet kontrolli I sigurisë ushqimore në vend, derisa AKU të rikthehet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos