Sali Berisha tha se Partia Demokratike ka pasur kontakte të vazhdueshme me ambasadën amerikane në javët e fundit, ku është folur ekskluzivisht për zgjedhjet e 11 majit.
“Kontaktet e ambasadës me opozitën, kanë qenë non stop, dhe me temë zgjedhjet. Ka një interes absolut të tyre për një proces të rregullt zgjedhor dhe e kanë përcjellë në takim me përfaqësuesit tanë”, tha Berisha në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN.
I pyetur për mesazhin e fundit të publikuar nga llogaria e mbasadës në rrjetet sociale, Berisha u përgjigj: “Ka publikuar një qëndrim të zv.presidentit JD Vance, ku thotë “mos kini frikë nga vota”, siç ka Edi Rama”. (A2 Televizion)