Sali Berisha tha se Chris LaCivita, bashkëdrejtuesi i fushatës së Donald Trmp në SHBA, tha se ka ardhur në Shqipëri për të ndihmuar në rikthimin e madh të opozitës. Ai komentoi deklaratën e LaCivita për Ëall Street Journal se të njëjtët njerëz që sulmuan Trump-in në SHBA kanë gjurmët edhe në sulmin ndaj Berishës në Shqipëri.
“Ai e ndjen fitoren, ai erdhi pikërisht për këtë rikthim të madh. Por është e vërtetë që McGonigal ishte në nga egërsirat më të mëdha kundër Presidentit Donald Trump dhe një nga më të egrit kundër Sali Berishës, bashkë me grupin e tij. Ai u pagua kundër Sali Berishës, por s’ishte vetëm ai. Antony Blinken, Sekretari i Shtetit, është njeriu që gënjeu kombin amerikan, elitën e sigurisë së Shteteve të Bashkuara duke thënë se Hunter Biden nuk ka pasur në jetën e tij laptop në dorë, ndërkohë që laptop-i u vërtetua nga Kongresi që ishte i Hunter Biden. Dhe firmosën për këtë 51 ish-drejtorë të agjencive të sigurisë së Shteteve të Bashkuara”, tha Berisha në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN.
Berisha nuk u kursye as ndaj ish-Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken. “Erdhi këtu, vrapoi, një ditë para se të dënohej McGonigal për dosjen shqiptare në Uashington dhe e çoi në qiell Ramën... Në fakt, McGonigal do ta marrë Edi Ramën me vete dhe Edi Rama sheh hijen e tij kudo që shkon. Ai ka deklaruar se ka bërë gabim, ka marrë paratë... McGonigal dhe Edi Rama janë siamezë në krim. Edi Rama është i përfunduar, është zotimi i ligjit që e dënon njëlloj si McGonigal”. (A2 Televizion)