“Protesta do të thërrmojë qeverinë”, Koka debat me zyrtarin socialist

Nga A2 CNN
2 Shtator 2026, 22:01 | Politikë

“Protesta do të thërrmojë qeverinë”, Koka debat

Protesta e qytetarëve që vijon prej 95-ditësh në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ka ndezur debatin në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN mes zyrtarit socialist Alfred Kika Muharremi dhe gazetarit Bledian Koka. Sipas këtij të fundit protesta e vazhdueshme qytetare përbën ngjarjen më të rëndësishme politike të viteve të fundit në Shqipëri dhe se, sipas tij, ajo synon të thërrmojë qeverinë e Edi Ramës.

“Lajmi i mirë është që zoti Muharremi nuk mendon mbas 95 ditësh që protesta është punë agjenturash dhe ky është një ridimensionim shumë i rëndësishëm i protestës është arritur. Po fakti që edhe ti vetë ke reflektuar për mënyrën, për qëllimin që ka protesta, kjo është një fitore e protestës dhe protesta është realisht ngjarja më e rëndësishme politike që mund të ketë ndodhur në pesë vitet e fundit në Shqipëri dhe ngjarje e rëndësishme politike, por saç është edhe e vërtetë. Qytetarët e dinë fare mirë që protesta jo një ditore, dy ditore, pa asnjë javore dhe një mujore nuk e rrëzon një qeveri, por një protestë e përditshme 96 ditë saç ka zgjatur protesta është ajo pika që si mendon e godet gurin, por në fund fare edhe e thërrmon gurin dhe unë mendoj që kjo është një protestë që synon ta thërrmojë gurin e qeverisë”, tha Koka në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Në përgjigje të tij zyrtari socialist tha se kjo protestë mund ta vendosë në shina.

“Mund ta vendosë dhe në shina për shumë gjëra që ka besim që mund t'i bëjë. Mund të jetë edhe kjo një ndërgjegje të thellë”, tha Muharremi.

Ndërsa në përgjigje të deklaratës së Kokës se qeveria nuk mund tu japë besën qytetarëve një vit pasi ka marrë mandatin, ai u përgjigj: “Këtë besë po ju e jap sepse 2013 më dhe besën për të hequr kushtet e mbijetesës në të cilat ne ndodheshim dhe sot i ke një besë që do të përmirësojmë cilësinë e jetës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos