“Qytetari i ndershëm, minorancë”, Shehi: Sot vjedhin të gjithë majtas e djathtas

Nga A2 CNN
9 Shtator 2025, 21:28 | Politikë

“Qytetari i ndershëm, minorancë”, Shehi: Sot vjedhin

Dashamir Shehi shprehu shqetësimin me fenomenin që sipas tij ka përfshirë shoqërinë shqiptare për t’u pasuruar sa më shpejt.

I ftuar në Off the Record, Shehi shpjegoi se pasurimi i një grupi të lidhur me shtetin apo me faktorë të tjerë ka krijuar disbalanca të mëdha në shoqëri dhe për këtë arsye qytetari i ndershëm është kthyer në minorancë.

“Ka një fenomen. Shoqëria shqiptare është lidhur shumë me lekun. Nëse në atë kohë nuk dinin shumë nga këto punë, ishin të ndërgjegjshëm. Një nëpunës në 90 nuk vidhte. Sot vjedhin të gjitha pa dallim, të majtë apo të djathtë. Pasurimi i një grupi të lidhur me politikën ka bërë që qytetari i ndershëm të jetë minorancë. Të jesh i ndershëm nuk të pranojnë te shtëpia. Të gjesh nëpunës të ndershëm është e vështirë. Të gjesh të ndershëm dhe të zotë është pothuajse e pamundur”, u shpreh Shehi përballë gazetarit Danglli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos