Nga Kukësi, kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer ironinë me koalicionin e demokratëve, Aleancën Shqipëria Madhështore.
Rama tha se e vetmja gjë madhështore e kënetës janë mustaqet e kreut të Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi dhe se do të ishte fatale të humbej treni i historisë për to.
“Në negociatat me BE janë 1000 vetë nga ana jonë. Çdo ditë merren me të gjithë sektorët dhe janë mbi 2500 faqe me rregulla dhe ligje për të cilat ne do të biem dakord. Biem dakord atje dhe duhet t’i kthejmë në ligje dhe masa. Një fuqi më e madhe na bën të mos ngecim në kënetë kur të shkojmë në parlament. Ne prandaj na duhet një fuqi e veçantë në 11 maj se do të ishte fatale se që për mustaqet e Kujtim Gjuzit të humbasim trenin e historisë. Gjëja madhështore në kënetë janë vetëm mustaqet e Kujtimit”, tha Rama. (A2 Televizion)