Rama kthehet në zyrë, foto edhe me qytetarët jashtë Kryeministrisë

Nga Fjorela Beleshi
25 Gusht 2026, 10:12 | Politikë

Edi Rama rikthehet në zyrë në Kryeministri. Pas Pogradecit, kanë vazhduar takimet me qytetarët edhe këtu në kryeqytet.

Para se të hipte në automjetin e tij, ai ka bërë disa fotografi me disa qytetarë të cilët po rrinin pranë Kryeministrisë edhe po e prisnin, shkruan A2.

Rama organizoi një “retreat” 2-ditor në qytetin e Pogradecit, ku ai është takuar me përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste, me drejtues të qarqeve, kryetarë të komisioneve dhe gjithashtu edhe me kabinetin e tij qeveritar ditën e djeshme, me të cilët ka zhvilluar edhe një mbledhje të gjatë, e cila ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe ka përfunduar vonë në mbrëmje.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos