Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Keltis Kruja, është shprehur se kopsitja e dosjes për Erion Veliajn nga SPAK, një ditë para se Edi Rama të jepte lajmin e shkarkimit të tij, është bërë me urdhër të vetë kryeministrit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ironizuar situatën, Kruja ka thënë se më mirë do të ishte nëse Rama do të kandidonte kreun e SPAK, Altin Dumanin për Bashkinë e Tiranës, përcjell A2 CNN.
Në një mesazh pak të paqartë në fund të postimit, me ironi Kruja shkruan se ‘në fund të fundit, karkalecin do ta hanë të gjithë’.
Postimi i Krujës:
Dmth, e vetmja gjë që “nuk pritej” sot, erdhi nga SPAK-u dje. Fare rastësisht, pas një viti hetimesh, Erioni i shkretë u ngarkua me 13 akuza mbrëmë në muzg, që sot, në agim, komandanti (i tërmetit, por edhe i SPAK-ut) të jepte lajmin e shkarkimit. Më mirë të kishte kandiduar Dumanin për Tiranën. Cilindo nga të dy. Në fund të fundit, karkalecin do ta hanë të gjithë… (A2 Televizion)