
Kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit, mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe prindërit për nisjen e vitit të ri shkollor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u ka uruar të gjithëve një vit të mbarë shkollor, ndërsa ka ndarë pamje nga disa prej shkollave të rikonstruktuara.
“Mirëmëngjes dhe me urimin për një vit të mbarë shkollor nxënësve, mësuesve, drejtuesve të shkollave, e padyshim edhe vetë prindërve që sot nisin fëmijët në shkollë, ju uroj të gjithëve një javë sa më të mirë”, shkruan Rama.
Kryeministri thekson se disa prej shkollave janë “rilindur” këtë vit, duke ofruar kushte dhe standarde të reja për nxënësit dhe mësuesit.


(A2 Televizion)