“Vetë Zot, vetë shkop” Rama për rritjen e pagave të gjyqtarëve: Duan 2 mijë euro më shumë se kolegët grekë

Nga A2 CNN
13 Shtator 2026, 09:49 | Politikë

“Vetë Zot, vetë shkop” Rama për rritjen e pagave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kërkesën e gjyqtarëve për rritjen e pagave, duke publikuar një tabelë në rrjetet sociale ku tregon renditjen e pagave të gjyqtarëve krahasuar me disa vende të Ballkanit.

Sipas Ramës, gjyqtarët shqiptarë janë të dytët më të paguarit pas atyre rumunë, rreth 3241 euro në muaj. Më pas vjen Sllovenia me 2842 euro dhe në vend të katërt Greqia me 2702 euro. Mali i Zi renditet në vendin e tetë, me pagë 1958 euro.

Ndërsa me rritjen që gjyqtarët në Shqipëri kërkojnë, Rama thekson se do të renditeshin të parët pasi paga do të shkonte në 4886 euro.

Sipas Ramës, nëse do të miratohej kërkesa për rritje, një gjyqtar do të përfitonte rreth 2 000 euro më shumë në muaj se një koleg në Greqi dhe deri në 3 000 euro më shumë se një gjyqtar në Mal të Zi. Ai e cilësoi kërkesën si të pajustifikuar dhe theksoi se pagat e gjyqtarëve në Shqipëri janë ndër më të lartat në Ballkan.

“Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë vetë Zot vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 Euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 Euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi…”, shkruan Rama.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos