Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN se nuk është i kënaqur me kandidaturën e Florjan Binajt nga radhët e opozitës për bashkinë e Tiranës.
Shehi tha për gazetarin Andrea Danglli se priste një kandidaturë serioze që të përbashkonte polet opozitare dhe të mos bëhej eksperiment me figura, që sipas tij mund të jenë të arrirë në profesionin e tyre, por s’janë ata që Tirana meriton ta drejtojnë.
“Me të thënë të drejtën s’jam i kënaq me zgjedhjet që ka bërë opozita. Atë që është opozitar votën mirë keq atje s’mund të votoj për palën tjetër për motive shumë më të thella. Por s’jam i kënaqur. Mendova që do bëjnë një zgjedhje më të mirë. Sepse kur investohet për bashkinë e Tiranës investohet me idenë që janë njerëz që do lënë gjurmë politike nga mbrapa. S’më duket fort e ndershme. Sepse ky njeri mirë, keq, duhet të jetë dikush që do na përbashkojë. Edhe po u humbën zgjedhjet larg qoftë do ta ngrejë rezultatin e Tiranës. Kjo s’është me kalu radhën. Ka të tjerë që nesër do më shajnë e thonë ç’thotë ky por unë po them atë që mendoj. Absolutisht, ai djali mund të jetë i mrekullueshëm, por për punën e vetë, për zanatin e vetë, por nuk është për këtë punë ai. Kjo punë ku e di unë, njëherë portokall me Ed Ramën, njëherë pica me Veliajn, e këto gjona, tashi ta thashë Tirana meriton pak më shumë. Nuk është se opozita s’i kishte njerëzit. Por nëse ti e quan eksperiment, s’më duket shumë serioze për zgjedhjet. Nuk e kam për humorin, ai është zanat shumë serioz. Uroj që inshallah mbledh maksimumin e votave, por kam frikë se do thonë kemi defektet tona, por do i përmirësojmë”, tha Dash Shehi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.
(A2 Televizion)