“Është larguar forca e kualifikuar e punës”, Krasniqi debat me Maznikun për punësimin dhe lidhjet e krimit me pushtetin

Nga A2 CNN
1 Shtator 2026, 21:46 | Politikë

Ministri për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku dhe politologu Afrim Krasniqi u përballën në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN në lidhje me politikat qeverisëse, nga punësimi tek emigracioni dhe arrestimet.

Mazniku deklaroi se në vend janë krijuar mbi 300 mijë vende të reja pune, çka solli reagimin e Krasniqit, sipas të cilit mbi 420 mijë persona të forcës së punës së kualifikuar janë larguar nga Shqipëria.

“Numri i vendeve patjetër numri i vendeve të punës në Shqipëri është rrit me më shumë se 300.000 vende pune Unë po them numri i të punësuarve në Shqipëri është 300.000 njerëz sipas INSTAT”, u shpreh Mazniku.

“Zhvillim quhej nëse premtimi për 300.000 vende pune do ishte 300.000 shqiptarë tek fillonin punë në vendin e tyre. Janë 400.000 vende pune në Angli dhe në Irlandë që keni dërguar me emigrantë. 420.000 veta janë larguar. Janë forca pune kualifikuara. 300 mijë vende pune jeni ju që bëni katër punë. Vetëm keni rritur strukturën administrative dhe buxhetore. Gjithë drejtorët e bashkisë së Tiranës ishin gjashtë herë punësuar se kishin prona, firma, lidhje të forta”, tha Krasniqi.

Krasniqi akuzoi qeverinë për lidhje të krimit me institucionet shtetërore dhe mungesë përgjegjësie politike ndaj zyrtarëve të akuzuar për korrupsion.

“Grupi i fundit i dosjes që u arrestuan nga SPAK që ishin një grup i madh kriminal i kishte të gjitha gjërat në terezi, i kishte kaluar tel investor strategjikë, i kishte marrë të gjitha lejet e gjitha autoriteteve shqiptare dhe pyetja që bëj unë: si është e mundur që njeri që vjen nga bota e krimit e ka aksesin kaq të lirë në gjithë strukturën shtetërore për të marrë vendim dhe nuk e ka një qytetar i thjeshtë dhe kur lexova Albanian File e kuptova pse e kanë, sepse në moment që ti e gjen klientin në moment që ty të duhen paratë dhe në moment që paratë vijnë të gatshme, gjithçka zgjidhet dhe ky quhet zhvillim me gjuhën tuaj”, u shpreh politologu.

Për Krasniqin vendi ka nevoja jetike të cilat nuk përmbushen nga shteti, por ky i fundit sipas tij kërcënon të drejtat dhe liritë qytetare

“Ne po flasim reformë territoriale, ne po flasim reformë zgjedhore, ne po flasim për reforma të mëdha integruese dhe këtu po flitet për minimumin e kërkesave dhe funksione që nuk i përmbush shteti. Po flasim për një shtet që kërcënon liritë qytetare dhe që kërcënon atë që quhet ekzistenca e vetë konceptit të shtetit, në një demokraci funksionale. Njerëzit duhet të besojnë që pas zyrës është dikush që kujdese për shtetin, kujdese për publiken, kujdeset për jetën e qytetarit, për pronën edhe për interesin e territorit dhe Shqipërisë. Në momentin që ne kemi kuptuar që ata që janë aty po bëjnë të kundërtën dhe ata që janë aty disa prej tyre na rezulojnë që janë edhe botës krimit që kanë pasur akses më shumë se gjithë ne këtu në tavolinë përfshi dhe ministri. Imagjino pastaj ku kemi shkuar dhe meqë t'i japësh kësaj llogari çfarë bën njerëzit të cilët janë me një këmbë në SPAK dhe me një këmbë po themi mbahen në parti ju jep edhe mandat më të madh dhe territor më të madh dhe i thua administrojeni për zgjedhjet e ardhshme nëse fitojmë zgjedhje gjithçka në rregull”, u shpreh Krasniqi.

Në përgjigje të këtyre deklaratave, Mazniku tha se Shqipëria ka bërë progres dhe se vendet e punës janë rritur ndjeshëm, ndërsa qytetarët i kanë dhënë vazhdimisht besimin Partisë Socialiste dhe Edi Ramës për të vijuar këtë rrugë.

“Për herë të parë në këto 15 vjet, jo për herë të parë në këto 30 vjet, për herë të parë ndonjëherë në histori në mënyrë të padiskriminuar edhe ndaj njerëzve që janë pjesë të mazhorancës, por ama çfarë pjesë e mazhorancës, ndarja në të gjitha nivelet ku e sheh të arsyeshme sistemi, ndarja është e qenësishme e tillë që thotë qeveria ka punë e vetë, parlamenti ka punën e vetë, sistemi i drejtësisë për herë të parë në historinë e Shqipërisë ka punën e vetë dhe është një sistem i pavarur”.

Për ndarjen e pushteteve Krasniqi solli në vëmendje shkarkimin nga Rama të të gjithë nënkryetarëve të bashkive.

“Kam respekt, ka një koncept ndarje pushtetesh, kam përshtypjen nuk kuptohet. Ai i shkarkoi gjithë nënkryetarët e bashkive të Shqipërisë. Po ma thuaj një parti në botë që e bën këtë gjë. Rusia e bën”, deklaroi Krasniqi.

“Ja ta shpjegoj. Jo ta them unë për ta shpjegoj unë. Secili prej kryetarëve të Partisë Socialiste këtu ka marrë votëbesimin personal si kandidat padyshim po ka marrë dhe votëbesimin si kandidat i Partisë Socialiste dhe për rrjedhojë përgjegjësia që ai ka e ka ndaj qytetarëve që kanë votuar, por e ka dhe ndaj forcës politike që e ka emëruar si kandidat”, tha Mazniku.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos