“Si rri njeriu i Zotit në krah të Ramës?", Strazimiri ironizon Gogun, i kthehet ashpër socialisti

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 14:30 | Politikë

“Si rri njeriu i Zotit në krah të Ramës?", Strazimiri

Deputeti demokrat Gent Strazimiri nuk e ka kursyer ironinë përkundrejt kolegëve socialistë gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Ai u ndal tek ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, duke thënë se nuk arrin ta konceptojë sesi një njeri i zotit, rri në krah të Edi Ramës, duke iu referuar të shkuarës së ligjvënësit socialist si pastor.

Kërkesë shumë proceduriale që e kam me ju personalisht zoti Peleshi. Ndaleni këtë abuzim me deputetet e reja që u çoni të njëjtin tekst. Ndaleni që të flasin këtu. Ato nuk e mbulojnë dot zullumin që bëni ju. Te ajo Akademia politike t’i kishit sqaruar se çfarë është Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Kuvendi i dikurshëm, ku ishte Namik Dokle për shembull, janë shembuj që t’ju frymëzojnë, dhe jo SMS që ju vijnë. Të gjesh një njeri të Zotit, që flet për Zotin dhe të jetë ulur përkrah me Edi, me Ramën, me partinë që ka shkatërruar kisha dhe xhamia, këtu çdo besimtar është në atë momentin e dyshimit. Oh Zot a je kund mo që e lë të rrijë në këtë sallë?!”, tha Strazimiri.

Në krahun tjetër Gogu ju përgjigj duke thënë se është krenar për rolin e tij në Partinë Socialiste dhe punën në krah të shefit të qeverisë. Ai po ashtu ironzoi demokratët duke iu referuar çështjeve të hapura me drejtësinë të kryetarit të tyre Sali Berisha.

Jam i privilegjuar që jam në krah të kryeministrit të vendit, votuar nga shqiptarët me besim të padiskutuar, për transformimin total të vendit. Jam i përulur të ulem me kolegë, sepse këtu ndjek mësimet e besimit tim dhe shkrimit të shenjtë, të ulem me kolegë, që akuzohen nga Strukturat e Posaçme për korrupsion madhor dhe unë nuk i gjykoj dot, jam i përulur të ulem edhe me ta”, tha Gogu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos