“Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën!”, Berisha: Opozita ka disa kandidatura të pakrahasueshme me Manastirliun

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 13:23 | Politikë

“Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën!”, Berisha: Opozita ka

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ish-kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e dërgoi në Gjykatën Kushteutese vendimin për shkarkimin e tij pasi nuk pranoi të bënte Pazar me Kryeministrin Edi Rama. “Pasi i futi Gjushin në qeli, pasi bëri çdo lloj përpjekje për të bërë pazar me Erion Veliajn, që të pranojë shkarkimin dhe të mos i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duket se dështoi në këtë përpjekje.

Duket se Erion Veliaj nuk e pranoi marrëveshjen, gjersa ai u ka kërkuar avoketërve të tij të depozitojnë ankesën në Gjykatën Kushtetuese”, tha Berisha në konferencë për mediat, përcjell A2 CNN.

Ai sulmoi edhe Presidentin Bajram Begaj, duke e quajtur kukull të Kryeministrit. “Pavarësisht nga kjo, sot është ditë e hënë, prisni nga ora 1 kukulla e Edi Ramës në presidencë do firmosë, mos pastë lënë edhe ai autopenin aty, për datën e zgjedhjeve. Tani, meqenëse shtron një problem, të garantoj se opozita sot, në këtë moment që flasim, ka jo një, por ka disa kandidate dhe kandidatë të pakrahasueshëm me Korbën e Korrupsionit. Të pakrahasueshëm. Ju ftoj zotëri të rikujtosh vetëm një moment, tronditjen e tmerrshme të Ogertës kur mësoi se emërohet kandidate për kryetare bashkie”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos