LIVE| Nis me debat seanca në Kuvend, Tabaku: Komisioni për Monitorimin e Institucioneve, antikushtetues

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 13:28 | Politikë

Ka nisur në orën 13:00 seanca e kësaj të hëne në Kuvend, ku në rend dite është miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar dhe njoftimet për komisionet parlamentare.

Në nisje të seancës, deputetja e PD, Jorida Tabaku, hodhi akuza ndaj mazhorancës, duke e quajtur Komisionin për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura antikushtetues dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit. Ajo theksoi se sipas nenëve 37 dhe 38 të rregullores, vetëm një komision mban përgjegjësi për raportimin e institucioneve, dhe çdo komision tjetër nuk mund të ketë hierarki apo rendësi të veçantë.

Tabaku shtoi se opozita ka kërkuar mocion për kryetarin e Parlamentit, debat për programin e qeverisë dhe interpelancë për integrimin në BE. “Ne duhet të fokusohemi tek kërkesat e diskutuar në Konferencën e Kryetarëve dhe përgjegjësia e komisioneve duhet të respektojë rregulloren,” tha ajo.

“Grupi Parlament i PD ka kërkuar një mocion për kryetarin e Parlamentin dhe një mocion me debat për programin e qeverisë dhe një interpelancë për programin e qeverisë për integrimin në BE.

Mendoj që duhet të fokusohemi tek kërkesat që u diskutuan në konferencën e Kryetarëve. Ne e patëm një debat  në Konferencën e Kryetarëve për përgjegjësinë e Komisioneve Parlamentare. Komisioni për monitorimin e institucioneve të pavarura ara është antikushtetues dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit. Ka vetëm një Komision përgjegjës, ashtu si e thotë rregullorja në nen 37 dhe 38, Komisioni Përgjegjës, mban përgjegjësi për raportimin e institucioneve. Nuk ka komisione parlamentare të rëndësi së parë dhe të dytë, të gjithë kanë të një rëndësinë”, tha Tabaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos