Socialistet reagojnë për dhunën në protestë, Sefa: Pse nuk folën kur Rama tallej me imazhin e kandidateve të PD?!

Nga A2 CNN
9 Shtator 2026, 21:27 | Politikë

Avokati Indrit Sefa duke komentuar reagimin e grave socialiste lidhur me dhunën në protestë, theksoi se ato duhet të kishin edhe reaguar kur kryeministri Edi Rama bënte fushatë me imazhin e grave kryesuese në listat e PD.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Sefa tha kryeministri i ka dhunuar verbalisht gratë demokrate në mes të ditës dhe koleget socialiste nuk kanë reaguar.

Qytetarëve nuk mund t’u tregohet se si protestohet. Unë ndaj protestat të organizuara nga partitë politike, nga ato të organizuara nga qytetarët. Protesta e qytetarëve mund të kërkojë ç’të dojë, të përshkallëzojë, të shkojë edhe në përdorimin e dhunës.

Ne kemi parë që ka protesta në Francë, ku është elita e demokracisë europiane, që përshkallëzojnë në dhunë ekstreme. Kjo s’do të thotë që duhet të kemi patjetër një protestë që duhet të përshkallëzojë në dhunë. Kjo ka qenë e bukura e kësaj proteste, sepse s’ka pasur dhunë dhe ka qenë qytetare. Se ndodhi ditën e djeshme që një përfaqësues i mazhorancës, disa aktivistë të angazhuar ose jo në politikë, i paskan bërtitur dhe i është krijuar një stres shumë i madh, mua më duket pak e ekzagjeruar.

E dëgjova me vëmendje reagmin e zonjave socialiste lidhur me dhunën ekstreme që kanë pësuar….Ai burri që kanë kryetar këto, nxirrte femrat e PD me pamje, dhe bënte fushatë. Ajo që u ka ndodhur zonjave të PD do t’u vijë këtyre një ditë, nga ky burri prapë, jo nga protestuesit. Atëherë të reagonin këto zonjat kur e paskan kaq merak dhunimin psikologjik që u bëhet grave dhe zonjave! Kryeministri i vendit ka bërë fushatë me imazhet e kryesueseve të listës së PD. Dhunë e hapur në mes të ditës, atëherë të reagonin këto, tani s’ka asnjë vlerë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos