Kuvendi zhvillon sot dy seanca plenare, çfarë pritet?

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 07:40 | Politikë

Kuvendi zhvillon sot dy seanca plenare, çfarë pritet?

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot dy seanca plenare të rëndësishme. Seanca e parë pritet të nisë në orën 10:00, ku do të diskutohet dhe votohet zgjedhja e zëvendëskryetarëve të Kuvendit, sekretarëve dhe anëtarëve të Byrosë së Kuvendit.

Ndërkohë, në orën 17:00 do të nisë një seancë e dytë, në të cilën do të shqyrtohet dhe miratohet përbërja e re e kryesive të Komisioneve të përhershme parlamentare.

Një ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, mblodhi në një takim konsultues krerët e grupeve parlamentare për të diskutuar mbi ndarjen e komisioneve dhe drejtimin e tyre.

Sipas marrëveshjes së propozuar, maxhoranca do të drejtojë shtatë komisione parlamentare, ndërsa opozita katër. Megjithatë, ky propozim është kundërshtuar nga Partia Demokratike, e cila ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së ndarjes dhe ka akuzuar mazhorancën se ka shmangur konsultimin e opozitës, duke i hequr asaj drejtimin e Komisionit të Integrimit, një pozicion që tradicionalisht i është lënë opozitës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos