Basti i fortë i Xhelal Mziut: Jap dorëheqjen si deputet nëse Ministria e Shëndetësisë s'ka...

Nga A2 CNN
15 Shtator 2025, 22:09 | Politikë

Gjatë debatit me këshilltarin e PS në bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi për shpenzimet qeveritare në studion e “Off the Record”, nga Andrea Danglli në A2 CNN, deputeti demokrat Xhelal Mziu tha se buxheti i qeverisë për Ministrinë e Shëndetësisë është vetëm 2.4% e GPD-së.

I kundërshtuar nga Muharremi, i cili tha se ky buxhet është 33% e GDP-së, Mziu u betua se do të dorëzojë mandatin e deputetit nëse shifrat e zyrtarit socialist janë të vërteta.

Ministria e Shëndetësisë që ka brenda edhe përkujdesin shëndetësor, ja ku jam këtu unë të jap dorëheqjen nga deputeti nëse kjo nuk është e vërteta. E ka 2.4% të GDP-së. E ka pas parashikuar 5% për ta bërë. A të bëjmë aritmetikë shifrash. 2.4% e ka si ministri, e planifikuar se me akte normative e ka zvogëluar, ky thotë 33%. A e kuptoni juve?”, tha Mziu në “Off the Record”, nga Andrea Danglli në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos