"Ti sikur je futur në pus" Xhelal Mziu sherr me Radën: Mos e kthe personale, le nam në zgjedhje edhe s'po ta përmend

Nga A2 CNN
15 Shtator 2025, 21:38 | Politikë

Është përshkallëzuar në replika personale dhe akuza të ndërsjella, debati në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, mes deputetit demokrat Xhelal Mziu dhe gazetarit Ardit Rada. Mziu akuzoi mazhorancën se nuk merr parasysh propozimet e opozitës për KLSH-në apo Avokatin e Popullit, si dhe për bllokimin e komisioneve hetimore. Ai e quajti Radën “patronazhist” dhe përmendi çështjen e inceneratorëve që sipas tij i kanë kushtuar shqiptarëve 430 milionë euro.

Nga ana e tij Rada iu përgjigj duke i kujtuar opozitës sjelljen në zgjedhje dhe e akuzoi shfaqje të shëmtuara politike.

Pjesë nga debati Mziu-Rada

Mziu: Ne kemi dërguar emrat për kreun e KLSH nuk janë marrë në konsideratë ka më shumë se 3 vite që dërgojmë emrat për avokatin e popullit dhe nuk zgjidhet. Ishte rasti i zgjedhjes së presidentit të republikës që kanë qenë personalitet që ishin vlerë për Shqipërinë dhe nuk u morën në konsideratë. Kjo duhet të shqetësojë ty nuk paska opozita e Shqipëria personalitete për të përfaqësuar veçse në ti je patronazhist”.

Rada: Mbarove?

Mziu: Më duket je futur në ndonjë pus dhe je i paingranuar me situatën në shqipëri

Rada: Nuk dua ta kaloj në personale këtë histori. shfaqje më të shëmtuara që keni dhënë në zgjeshje nuk ka dhënë njeri

Mziu: Dhe ti duhet të kesh qenë blerës botash se dukesh edhe kështu.

Rada; Të flas unë për çfarë u pyeta dhe të iki.  

Mziu: Etaloni i pastër i tjetërsimit ët votës duhet të jesh

Rada: Atë debatin e munguar në Kuvend na e nxirrni ne që mendojmë ndryshe

Mziu: Ti mendon fiks si partia.

Rada: Po të mendoja si partia isha unë në parlament dhe nuk do ishe ti, opozita duhet të jetë modele dhe në rastin e qeverisë.

Mziu: Kishim komisionet hetimore, për dy vite kemi paraqitur disa kom hetimore dhe qeveria ndryshoi ligjin. Nëse ka ndonjë check balance në parlament është opozita që duhet  të monitorojë përdorimin e financave në Shqipëri dhe nuk është ngritur asnjë komision se qeveria ndryshoi ligjin e ngritjes së komisioneve, penalizoi deputetë që nëse shtyheshin apra parlamentit përjashtoheshin me 60 ditë unë dhe kolegë të mi jemi përjashtuar dhe kemi marrë dënime nga ky parlament që nuk ka asnjë në botë. Opozita nuk ka asnjë mjet tjetër veç fjalës

Rada: Unë di që juve ju ka ardhur kryeministri në komision hetimor dhe jeni tallur e keni bërë shoë

Mziu: Bëj lojë shahu se je i paazhornuar, kryeministri që ishte në atë komision 430 milionë euro o ka kushtuar qytetarëve shqiptarë. Hajde shkojmë ën sharrë dhe shohim se çfarë objekti ka. Vetëm atje kanë shkuar 200 milionë në 3 inceneratorë kanë shkuar 430 mln euro.

Rada: A do të filloj unë nga 92 sesa tanke e avionë keni shitur ju?

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos