"Po të djeg shumë, pusho", Xhelal Mziu sherr me zyrtarin e PS: Kujdes me mua, mos e kthe personale or ti

Nga A2 CNN
15 Shtator 2025, 21:54 | Politikë

Deputeti demokrat Xhelal Mziu dhe këshilltari socialist i Bashkisë Tiranës, Alfred Muharremi janë përplasur ashpër sa i përket çështjes McGonigal në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Muharremi pretendoi se kryeministri Edi Rama ka takuar një zyrtar të FBI-së, të cilin e cilëson person i thjeshtë, ndërsa Mziu u shpreh se shefi i qeverisë duhet të dalë para drejtësisë për këtë çështje.

DEBATI:

Muharremi: Po të qetësohen njëherë se kanë një kryetar non-grata, lëre kryeministrin ti. Dëgjon ca përralla aty që ka takuar kryeministri... Kryeministri ka takuar një nga njerëzit më të thjeshtë.

Mziu: Është nevoja për tu para çështja McGonigal, përdorimin e parave të krimit dhe korrupsionit që edhe ky është pjesë e krimit dhe korrupsionit. Që këto para i ka përdorur për ta shpallur non-grata liderin e opozitës. Ka përdorur elementë të Rusisë dhe të Kinës që absolutisht e bën kryeministrin të kthehet në kontingjent të drejtësisë.

Muharremi: Kështu është muhabeti, s’ka lidhje kryeministri këtu, ne kemi të bëjmë me një kryetar opozite që është non grata

Mziu: O mos më bëj kështu mua.. Përqendrohu, përqendrohu se po shoh që të djeg shumë.

Muharremi: Jo, jo s’mund ta lejoj

Mziu: Ore zotëroi të lutem tani mos më ndërhy mua

Muharremi: Ju e çuat buxhetin e shtetit gropë, 40 milionë euro detyrime. Këtë punë bëtë ju (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos