Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në ambientet e Bashkisë Lushnje, zhvilloi një mbledhje me drejtorët e kësaj bashkie.
Sipas urdhrit të kryeministrit për reformimin dhe rritjen e performancës, zëvendëskryeministrja Balluku u kërkoi 13 drejtorëve të bashkisë të japin dorëheqjen. Pas kësaj, të gjithë drejtorët do t’i nënshtrohen një interviste dhe, në bazë të performancës, do të vendoset nëse do të qëndrojnë apo do të lënë vendin që kanë mbajtur më parë, shkruan A2 CNN.
Pas takimit me drejtorët e bashkisë, zëvendëskryeministrja zhvilloi edhe një mbledhje me 15 kryetarët e njësive administrative.
Këtyre të fundit u kërkua të japin dorëheqjen e menjëhershme, duke zbatuar kështu urdhrin e kryeministrit Edi Rama. Në këto mbledhje, Balluku shoqërohej nga kryetarja e bashkisë, Eriselda Sefa, deputeti Petrit Malaj, Elton Korreshi, Asforrald Haxhiu dhe Kiduana Zaka. (A2 Televizion)