Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, mbërrijnë në Vlorë materialet e para zgjedhore

Nga A2 CNN
31 Tetor 2025, 10:44 | Politikë

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, mbërrijnë në

Kanë mbërritur këtë të premte në Vlorë materialet e para zgjedhore që do të përdoren për zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se të parat kanë mbërritur materialet e dhomave të fshehta dhe materialet e tjera për infrastrukturën e funksionimin të KZAZ.

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, mbërrijnë në

Të premten e ardhshme pritet të mbërrijnë kutitë e votimit, shkruan A2 CNN, që ka siguruar edhe pamjet.

Po ashtu bëhet e ditur se materialet janë transportuar nga Tirana në Vlorë me automjetet e ushtrisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos