Konferenca e pedagogëve, trashëgimia, një vlerë që i shërben edhe Ballkanit

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
23 Tetor 2025, 12:20 | Sociale

Në kuadër të një konference ndërkombëtare që po mbahet në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, një grup pedagogësh të Universiteteve të rajonit dhe Europës vizituan muzeun etnografik të qytetit, ku u njohën me vlerat dhe historinë e zhvillimit ndër shekuj të traditës dhe kulturës elbasanase.

Në veçanti pedagogët e vendeve të rajonit shprehen se ka vlera dhe tradita të përbashkëta mes popujve, që janë përshtatur gjatë periudhave të ndryshme që kanë kaluar.

Për pedagogun nga Maqedonia e Veriut ky muze duhet të ruhet dhe restaurohet, pasi nuk mbart vetëm vlera të Elbasanit dhe Shqipërisë, por duhet të shikohet edhe si një vlerë ballkanike.

Përveç vlerave akademike konferenca të tilla ndërkombëtare ndihmojnë edhe për të tejçuar mesazhin e miqësisë dhe kulturave mes vendeve të rajonit dhe më gjerë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos