Tetori rozë, muaji i dedikuar kundër kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat, ka shtuar interesimin e kësaj shtrese pranë spitalit rajonal të Fierit për të kryer ekzaminimet e rastit.
Mjekja jep edhe shifrat e rasteve që diagnostikimet e këtij viti kanë konstatuar sëmundjen. “Gjatë këtij viti, numri i rasteve me kacer gjiri është afërsisht te 50 pacientë të diagnostikuar. Shumica e tyre janë diagnostikuar në faza të hershme dhe e kanë fituar betejën me këtë sëmundje”, thotë mjekja Anisa Mone për A2.
Mjekja krahason se çfarë do të thotë konstatimi në kohë i kësaj sëmundje. “Sa më herët të diagnostikohet, aq më e madhe është mundësi për t’u shëruar nga kjo sëmundje. Nëse kapet në faza të vonshme, atëherë nuk flasim më për shërim, por për zgjatje të jetëgjatësisë”, tha mjekja për A2 CNN.
Në spitalin e Fierit, prej disa vitesh, realizohet edhe trajtimi me kimioterapi për personat e prekur, duke shmangur në këtë mënyrë dërgimin e tyre drejt Tiranës. (A2 Televizion)